gazetari artan hoxha shpallet non grata nga greqia 692449b39ecfe

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

November 24, 2025
1 minut lexim

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.



Hoxha është ndaluar dje të futet në territorin grek, tek po udhëtonte drejt Janinës, në pikë kalimin kufitar të Kakavijës.

Gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar ditën e djeshme drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë gazetarit Hoxha i është marrë pasaporta dhe gati 1 orë më vonë, rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.

2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Disa vite më parë një vendim i ngjashëm është marrë për gazetarin Marin Mema.

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump shkrin doge departamenti i efikasitetit qe drejtohej nga elon musk nuk ekziston me 692446a5a8d7f
Lajmi i mëparshëm

Trump shkrin DOGE, Departamenti i Efikasitetit që drejtohej nga Elon Musk nuk ekziston më

qendra e studenteve do ti nenshtrohet rinovimit 70 milion eurosh per lojerat mesdhetare 69244bceeae8a
Lajmi i radhës

Qendra e Studentëve do t’i nënshtrohet rinovimit 70 milion eurosh për Lojërat Mesdhetare

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë