gaza nga fillimi i luftes jane vrare mesatarisht 28 femije cdo dite 688e1c188fd4e

Gaza/ Nga fillimi i luftës, janë vrarë mesatarisht 28 fëmijë çdo ditë

August 2, 2025
1 minut lexim

Sulmet e ushtrisë izraelite vijuan edhe këtë të shtunë në Gaza duke lënë të paktën 21 palestinezë të vdekur. 12 prej tyre sipas agjencisë së lajmeve Wafa, u vranë në përpjekje për të marrë ndihma në korridorin Netzarim. IDF nisi sulmet në zona të ndryshme të Gazës ku në shumicën e tyre kreu hedhje granatash. Sipas burimeve mjekësore lokale, të paktën pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një sulm ndaj shtëpisë së tyre në Al-Zawayda, në qendër të enklavës, ndërsa 5 persona të tjerë u vranë në një sulm me dron në një kamp refugjatësh në veri të Khan Younis.



Ushtria izraelitë këtë të shtunë në një deklaratë tha se sulmet do të vijojnë pa u ndalur në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje me Hamasin. Ndërkohë, CNN raportoi se vendimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me një veprim të mundshëm ushtarak në Rripin e Gazës është shtyrë për javën e ardhshme. Një burim pranë Netanyahut i tha medias amerikane se plani për aneksimin do të hyjë në fuqi nëse Hamasi nuk pranon propozimet për armëpushimin, bisedimet për të cilin janë braktisur për momentin. Këtë javë Hamasi u largua nga negociatat pasi iu komunikoi negociatorëve se do të kthehej në tryezë pas përmirësimit të situatës humanitare në Gaza.

Me negociatat që kanë ngecur ndërkohë, organizatat humanitare trondisin me bilancet e tyre. UNICEF, thotë se që nga fillimi I luftës në Gaza janë vrarë 18 mijë fëmijë, me një mesatare të frikshme prej 28 fëmijësh në ditë. Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNicef Ted Ahciban tha pas një misioni në terren, se në Gaza praktikisht është vrarë një klasë me fëmijë, të cilët nuk janë më atje, ndërsa shumë nga pjesa e mbetur kanë humbur të dashurit e tyre, ata janë të uritur, të frikësuar dhe të traumatizuar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski per ilindenin per lirine e maqedonise shume heronj i dhane jetet e tyre lavdi e perjetshme 688e194858365
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski për Ilindenin: Për lirinë e Maqedonisë shumë heronj i dhanë jetët e tyre, lavdi e përjetshme!

filipce ti leme ndarjet anash patriotizem i vertete eshte vetem perparimi i vendit tone 688e1c9050962
Lajmi i radhës

Filipçe: T’i lëmë ndarjet anash, patriotizëm i vërtetë është vetëm përparimi i vendit tonë

Të fundit nga

ShkoLartë