gaxherri kerkesa e osmanit drejtuar kushtetueses e domosdoshme jo e vonuar 68802142a3dd2

Gaxherri: Kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses e domosdoshme, jo e vonuar

July 23, 2025
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim rreth situatës pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këtë kërkesë të Osmanit, Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka parë si të domosdoshme dhe jo të vonuar pasi sipas saj, duke pasur parasysh se Kuvendi mund të konstituohet edhe ditën e 30-të, presidentja nuk ka mundur t’i drejtohet më herët Kushtetueses.

“Unë konsideroj që ka qenë e domosdoshme që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke e parë se afati 30 ditor po përfundon dhe Kurti ende nuk ka ofruar asnjë zgjidhje. Nuk mund të themi se është e vonuar sepse Gjykata Kushtetuese i ka dhënë 30 ditë afat dhe ky zotëria ka mundësi që ditën e 30-të ta përfundojë këtë problem. Mundet ta bëjë një marrëveshje dhe ditën e e 30-të sipas vendimit të Kushtetueses ta përmbyllë procesin prandaj edhe presidentja konsideroj se nuk ka mundur më herët me e dërgu një ankesë ose kërkesë, ndoshta edhe kjo që ka shkuar tri ditë përpara është pikërisht që na ka dhënë Kurti ta kuptojmë se Kurti nuk është duke ndërmarrë hapa dhe nuk është duke e marrë seriozisht..”, ka deklaruar ajo.

Gaxherri ka uruar që Gjykata Kushtetuese të reagojë me shpejtësi dhe ta shqyrtojë menjëherë këtë kërkesë për të shmangur çdo vonesë.

“Të shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të jetë azhure dhe do ta marrë menjëherë këtë kërkesë apo ankesë që ta shqyrtojë me qëllim që të mos kemi vonesa sepse tashmë është një momentum shumë i rëndësishëm nëse vërtetë do të ndodhë që me u shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese që është një veprim që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë se gjithmonë vendimet e kësaj gjykate na kanë pëlqyer ose jo janë aprovuar ose zbatuar”, është shprehur Gaxherri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet sa do te fitoje shqiptari pas largimit nga turqia 6880213f1f529
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet sa do të fitojë shqiptari pas largimit nga Turqia

butoni ne automjet qe mund te jete i rrezikshem mos e perdorni per me shume se 20 minuta 688021f3c85de
Lajmi i radhës

Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë