gavin newsom mendon te kandidoje ne garen presidenciale te vitit 2028 68ff3ede639f3

Gavin Newsom mendon të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2028

October 27, 2025
min lexim

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, po e konsideron seriozisht mundësinë për t’u kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2028.

“Po, do të isha duke gënjyer po të thoja ndryshe” tha ai, duke pranuar se pas përfundimit të mandatit si guvernator në janar 2027, do të shqyrtojë seriozisht një kandidim për Shtëpinë e Bardhë, raporton The Guardian.

“Fati do ta përcaktojë këtë”, shtoi ai.

Newsom, i cili për shkak të kufizimeve ligjore nuk mund të kandidojë sërish për guvernator, është bërë një nga figurat më të profilizuara të Partisë Demokratike dhe një kritik i hapur i administratës Trump. Përmes rrjeteve sociale dhe nismave për rritjen e përfaqësimit demokrat në Kongres, ai ka fituar mbështetje të gjerë, por edhe kundërshtime të forta.

Së fundmi, Sekretari i Transportit në administratën Trump, Sean Duffy, e akuzoi Newsom-in për “pakujdesi ndaj kalifornianëve” pas një aksidenti fatal që përfshinte një shofer kamioni pa dokumente. Duffy kërcënoi të tërhiqte 160 milionë dollarë fonde federale nga Kalifornia dhe të pezullonte licencat tregtare të shtetit.

Zyra e guvernatorit reagoi ashpër, duke e cilësuar Duffy-n si “ish-yll të listës D të reality show-ve që ende nuk kupton ligjin federal”. Në deklaratë thuhej gjithashtu se Kalifornia ka një normë aksidentesh fatale nga shoferët komercialë 40% më të ulët se mesatarja kombëtare, ndërsa Teksasi, shteti me më shumë drejtues komercialë, ka një normë pothuajse 50% më të lartë.

Një sondazh i fundit i CBS tregon se 72% e demokratëve dhe 48% e të gjithë votuesve të regjistruar do të dëshironin që Newsom të kandidonte për president në vitin 2028. Popullariteti i tij është rritur ndjeshëm që nga koha kur Donald Trump mori detyrën, me një mesatare mbështetjeje prej 33.5%, ndërsa perceptimi negativ ka rënë në 38.4%.

Në të njëjtën intervistë, Newsom kujtoi sfidat personale të fëmijërisë, përfshirë diagnozën e disleksisë në moshën pesëvjeçare.

“Ideja që një djalë me 960 në SAT, që ende e ka të vështirë të lexojë skenarë dhe që gjithmonë ishte në fund të klasës, të konsiderohet për presidencë është vetë një mrekulli”, tha ai.

Newsom shtoi se pret me interes se kush do të jetë figura që “do ta përfaqësojë më mirë momentin politik të vitit 2028”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deme nga reshjet e shiut ne bulqize permbytet rruga ne zallin e thate bllokohen per ore te tera fshatrat kokerdhak dhe kocaj 68ff3e6574495
Lajmi i mëparshëm

Dëme nga reshjet e shiut në Bulqizë, përmbytet rruga në “Zallin e Thatë”, bllokohen për orë të tëra fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj

vjedhja ne muzeun e luvrit adn ja zhbllokoi hetimet dhe zbuloi autoret e grabitjes 68ff408a0285e
Lajmi i radhës

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, ADN-ja ‘zhbllokoi’ hetimet dhe zbuloi autorët e grabitjes

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë