gati te reagojme nese evropa vendos trupa ne ukraine moska premtimi i zelensky t per votimin thjesht nje maskarade 69394285b505f

‘Gati të reagojmë nëse Evropa vendos trupa në Ukrainë’, Moska: Premtimi i Zelensky-t për votimin thjesht një maskaradë

December 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se Rusia do të reagojë ndaj çdo vendosjeje të trupave evropiane në Ukrainë.

Moska, tha Lavrov, “nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me Evropën”, por është gati të përgjigjet ndaj çdo vendosjeje të mundshme të trupave evropiane në vendin fqinj.

Ministri rus, siç u citua nga agjencitë e lajmeve Ria dhe Tass, sfidoi atë që ai e quajti “verbëri politike e pashpresë” e Bashkimit Evropian, e cili e mashtron veten duke menduar se mund ta mposhtë Rusinë. Moska gjithashtu jep mendimin e saj lidhur me premtimin e Presidentit Volodymyr Zelensky për të mbajtur zgjedhje në Ukrainë nëse perëndimorët garantojnë sigurinë e tyre: “Tingëllon si një skenë nga një teatër kukullash “, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Zelensky thotë se dëshiron “pavarësinë” e Ukrainës, por “kërkon që vendet e tjera të garantojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë i quan këto zgjedhje ‘demokratike’”, tha Zakharova për Sputnik Radio, e cituar nga Tass, duke pretenduar se kjo i ngjan “teatrit Karabas-Barabas”, domethënë udhëheqësit tiranik të një teatri kukullash në një përrallë të Alexei Tolstoy.

Ndërkohë, ushtria ruse sulmoi rajonin e Odesës gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën. Oleh Kiper, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, e raportoi këtë në Telegram, sipas Ukrinform.
“Shumica e objektivave ajrore të armikut u shkatërruan nga Forcat tona të Mbrojtjes Ajrore. Megjithatë, një goditje u regjistrua në një strukturë infrastrukturore në një nga rrethet”, thuhet në raport. Sulmi shkaktoi dëme lokale, të ndjekura nga një zjarr i vogël në një depo aty pranë. Kiper shtoi se nuk pati viktima dhe se infrastruktura po funksionon normalisht.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne ukraine shenjat qe tregojne se putini po pergatitet per me shume konflikt 693940d6f2a6e
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Ukrainë, shenjat që tregojnë se Putini po përgatitet për më shumë konflikt

turistet e huaj zgjedhin parkun kombetar te lures per pushime dimerore 69394598a8c66
Lajmi i radhës

“Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore”

Të fundit nga

ShkoLartë