gashi zgjedhjet lokale do ti shpalle ne gusht do te mbahen ne gjysmen e dyte te tetorit 686bbf43aaebb

Gashi zgjedhjet lokale do t’i shpallë në gusht, do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit

July 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi në konferencën e sotme me gazetarët se do t’i shpallë zgjedhjet lokale në gjysmën e parë të gushtit.

I pyetur nëse do t’i shpallë ato më 8 gusht, Gashi theksoi se është e mundur dhe se gjithçka do të jetë brenda afateve të parapara.

“Mund të shpallen më 8 gusht. Gjithçka do të jetë brenda afateve. Kodi Zgjedhor ka dy dispozita nga të cilat udhëhiqemi. E para është dispozita që nuk duhet të jetë më shumë se 90 ose më pak se 70 ditë. Pika e dytë orientuese është Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, i cili thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Brenda këtyre dy periudhave, ne do t’i shpallim zgjedhjet. Me shumë mundësi në gjysmën e parë të gushtit”, tha kryetari i Kuvendit.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që janë në procedurë parlamentare, Gashi theksoi se po pret përgjigje nga grupet parlamentare për ta informuar se janë dakordësuar në mënyrë që ligji të hyjë në procedurë.

“Nuk kemi asnjë njoftim për Kodin Zgjedhor. Po zhvillohen diskutime midis grupeve parlamentare, por unë nuk jam në dijeni të kësaj. Po pres shenjë nga grupet parlamentare se janë dakordësuar dhe se Kodi Zgjedhor mund të hyjë në procedurë”, tha ai.

Lidhur me shumicën e Badinterit, kryetari tha se nuk ka ndryshim.

“Nuk ka ndryshim në lidhje me Badinterin. Mbetet i njëjti formulim. Për secilin ligj, deputetët nga komunitetet jo-shumicë deklarohen veçmas. Deri më tani, kemi parë që disa herë deputetët nga komunitetet jo-shumicë që janë në opozitë votojnë për propozimin e shumicës. Kjo mbetet relative”, tha Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxha bexheti derisa ishte ne ministrin e bujqesis eshte mjaftuar vetem me emerimin e nje shoferi personal 686bbceb084b5
Lajmi i mëparshëm

Hoxha: Bexheti derisa ishte në ministrin e bujqësis është mjaftuar vetëm me emërimin e një shoferi personal

zjarr tragjik ne gjorce petrov gjendet nje trup i djegur ne nje stalle prane stacionit hekurudhor 686bc44698be9
Lajmi i radhës

Zjarr tragjik në Gjorçe Petrov – gjendet një trup i djegur në një stallë pranë stacionit hekurudhor

Të fundit nga

ShkoLartë