Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një intervistë për emisionin Për dhe Kundër në TV Alfa.
Gashi ka komentuar ngjarjet e fundit rreth VLEN dhe shndërrimit të saj në një parti politike.
“Ne jemi duke folur për variacione të reja të zhvillimit të VLEN. Nuk jemi duke folur për të keq ose shkuarje prapa. Po flasim sa mund të ecim para. Dy elemente i kemi të rëndësishme. Shpejtësia dhe homogjenizimi. Duam të jemi sa më të bashkuar dhe sa më shpejtë. Sa mund këtë gjë ta realizojmë varet nga shumë faktorë. Por, mendoj se VLEN do të jetë edhe gjatë kohë në skenën politike. Unë ashtu e shoh, edhe ashtu dua që të jetë”, deklaroi Gashi.
Burimi: alfax.mk


