gashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa 68cc5e1ee0159

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

September 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=276&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=218&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh urimet më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Shqipërisë,” thekson Gashi në urimin e tij.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=189&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

Ai ka vënë në pah se ky mandat i ri është një mundësi për të thelluar reformat dhe zhvillimet që do të sjellin përfitime për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për stabilitetin dhe paqen në rajon.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=276&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

“Qeveria Rama në këtë mandat të ri ka përpara një mundësi të shkëlqyer për të vazhduar me reformat dhe zhvillimet që do të përfitojnë qytetarët e Shqipërisë, si dhe për të kontribuar për stabilitetin dhe paqen në rajon,” ka deklaruar Gashi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=276&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=226&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje dhe popujve vëllazërorë.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=261&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F09%2Fgashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

“Së bashku, duhet të forcojmë raportet fqinjësore dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përmes projekteve të përbashkëta që do të krijojnë mundësi reale për zhvillim ekonomik dhe kulturor,” ka shtuar ai.

Në fund, Gashi ka rikujtuar se integrimi europian mbetet objektiv i përbashkët i të dy vendeve:
“Integrimi në Bashkimin Europian mbetet aspirata jonë e përbashkët dhe një objektiv që duhet ta ndjekim me përkushtim për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për të gjithë rajonin.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vizita ne serove mexhiti shpalos vizionin per nje komune moderne 68cc50f9b0a5d
Lajmi i mëparshëm

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

bllokimi i foltores se kuvendit nga opozita balluku a quhet ky dialog parlamentar 68cc5f7757b8f
Lajmi i radhës

Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Balluku: A quhet ky dialog parlamentar

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë