gashi uron diten e pavaresise te bashkohemi rreth vlerave te unitetit 68be955ce455a

Gashi uron Ditën e Pavarësisë: Të bashkohemi rreth vlerave të unitetit

September 8, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, uron qytetarët me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit, paqes dhe përkushtimit ndaj së ardhmes euroatlantike të vendit

Urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal, të gjithë qytetarëve ju uroj 34-vjetorin e shtetit tonë të pavarur. Dita e Pavarësisë është një moment i veçantë, një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e mëdha të këtij shteti

Në këtë përvjetor, mesazhi im për qytetarët është që të bashkohemi rreth vlerave të unitetit dhe përkushtimit për të përmbushur aspiratat e vendit tonë. Është koha që secili prej nesh të japë kontributin e tij në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.

Si një aleat i besueshëm i NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është një moment që na kërkon të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritshme për brezat që do të vijnë.

Urime 8 Shtatorin- Ditën e Pavarësisë!
Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ariana grande fiton videon e vitit ne mtv vma 2025 surprizon publikun duke mposhtur lady gaga dhe taylor swift 68be913478ba7
Lajmi i mëparshëm

Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025, surprizon publikun duke mposhtur Lady Gaga dhe Taylor Swift

ahmeti uron 34 vjetorin e pavaresise se maqedonise 68bea1d9c188b
Lajmi i radhës

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë