gashi urime te perzemerta per gjermanine mike me rastin e dites se bashkimit gjerman 68dffb59440be

Gashi: Urime të përzemërta për Gjermaninë mike me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman

October 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar festën kombëtare të Gjermanisë, duke marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada gjermane në Shkup, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Falënderime të veçanta për ambasadoren Petra Dreksler dhe ekipin e ambasadës për ftesën dhe për miqësinë e vazhdueshme,” u shpreh Gashi.

Ai theksoi se Gjermania është partneri dhe aleati kryesor i vendit në rrugën drejt integrimit evropian. “Si Kuvend, mbetemi të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun, shkëmbimin e praktikave të mira dhe mbështetjen e reformave që nënkuptojnë sundimin e ligjit, një klimë më të mirë biznesi, tranzicion energjetik dhe arsim cilësor,” tha Gashi.

Sipas tij, përmes punës së përbashkët do të krijohen më shumë mundësi për qytetarët dhe për forcimin e lidhjeve investuese e kulturore midis Maqedonisë dhe Gjermanisë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkeshortja e charlie kirk shtatzene 68dff747c4cfc
Lajmi i mëparshëm

Bashkëshortja e Charlie Kirk shtatzënë?!

haqim ramadani nga vlen ben ate qe se bene te tjeret e vendos vete tabelen ne shqip ne gurgunice 68e0012f0099a
Lajmi i radhës

Haqim Ramadani nga VLEN bën atë që se bënë të tjerët: E vendos vetë tabelën në shqip në Gurgunicë

Të fundit nga

ShkoLartë