gashi te tregojme dashuri jo urrejtje shkendija eshte simbol krenarie per shqiptaret 68924efec576c

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

August 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar mesazh të fuqishëm tifozëve dhe të gjithë atyre që do jenë sonte në stadium për të ndjekur ndeshjen e Shkëndijës.

“Shkëndija gjithmonë ka qenë simbol i forcës, guximit dhe krenarisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sonte do jemi aty, që bashkë me ekipin të mbështesim vlerat tona që na karakterizojnë dhe na bashkojnë si komb,” , shkruan Gashi.

Ai u bën thirrje tifozëve që të tregojnë qytetari dhe respekt.
“Le të tregojmë sonte që tifozeria e vërtetë është himni që rrjedh nga dashuria dhe jo zëri i shfrenuar nga fyerjet dhe urrejtja”, shkruan Gashi.

Në fund të mesazhit të tij, kryeparlamentari nënvizon se përtej rezultatit sportiv, më e rëndësishme është që të shfaqet identiteti ynë me dinjitet, duke përfaqësuar forcën, unitetin dhe madhështinë e kombit shqiptar.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 8
Lajmi i mëparshëm

Dr. Nikola Bozhinovski emërohet kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Butelit

mexhiti qeveria miratoi themelimin e shkolles azem morana ne morane 68924f035c189
Lajmi i radhës

Mexhiti: Qeveria miratoi themelimin e shkollës “Azem Morana” në Moranë

Të fundit nga

ShkoLartë