gashi ta nisim kapitullin e ri me zemer te hapur dhe me shprese qe nuk shuhet 6954fdbac4611

Gashi: Ta nisim kapitullin e ri me zemër të hapur dhe me shpresë që nuk shuhet

December 31, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u është drejtuar qytetarëve me një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke u dëshiruar shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri.

“Në prag të Vitit të Ri, ju drejtohem me respekt të thellë dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Viti që po lëmë pas ishte vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që lanë gjurmë. Kuvendi shënoi përparime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe forcimin e funksionit mbikëqyrës. Hapuam më shumë dyer për qytetarët, idetë dhe dialogun. Institucionin e bëmë më gjithëpërfshirës, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare ndërtuam ura bashkëpunimi dhe miqësie, duke përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe vizion”, shkruan Gashi në mesazh.

Ai shton se, mbi të gjitha, ky vit na kujtoi një të vërtetë thelbësore: se përparimi i qëndrueshëm nuk buron vetëm nga proceset dhe reformat, por nga uniteti, pjekuria për ndërtimin e konsensusit dhe besimi i ndërsjellë.

“Vetëm kur qëndrojmë së bashku, me respekt dhe vullnet për të bashkuar dallimet, si dhe me përgjegjësi ndaj shtëpisë sonë të përbashkët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritshme për të gjithë ne. Në Vitin e Ri ju uroj shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri në çdo familje. Ta nisim kapitullin e ri me zemër të hapur, me shpresë që nuk shuhet dhe me besim në potencialin tonë si shoqëri”, shkruan kryetari i Kuvendit në urimin drejtuar qytetarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi le ta fillojme kapitullin e ri me zemer te hapur dhe me shprese qe nuk shuhet kurre 6954fd1885e79
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Le ta fillojmë kapitullin e ri me zemër të hapur dhe me shpresë që nuk shuhet kurrë

lluka dhe hana emrat me te popullarizuar per foshnja ne vitin 2025 6954fe7a3721d
Lajmi i radhës

Lluka dhe Hana, emrat më të popullarizuar për foshnja në vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë