gashi shqiptaret jane shtetformues jo objekt i thirrjeve raciste 6890c5555774a

Gashi: Shqiptarët janë shtetformues, jo objekt i thirrjeve raciste

August 4, 2025
1 minut lexim

Kryeparlamentari Afrim Gashi, ka reaguar lidhur me thirrjet ofenduese dhe gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dënueshme.

Në një deklaratë publike të shpërndarë sot, Gashi thekson se sporti duhet të jetë urë e bashkimit dhe jo skenë për përçarje e ksenofobi. “Thirrjet ofenduese dhe shprehjet e urrejtjes që u dëgjuan atë mbrëmje nuk përfaqësojnë frymën e sportit, as shpirtin e qytetarëve tanë, dhe mbi të gjitha, nuk përfaqësojnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë”, theksoi Gashi, duke shtuar se një shoqëri që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane duhet të ndërtohet mbi respekt, barazi dhe dinjitet për të gjithë.

Ai u shpreh i shqetësuar për incidentin dhe bëri thirrje për reflektim të thellë shoqëror, por edhe për reagim institucional dhe shoqëror të përbashkët. “Dënoj ashpër çdo formë të gjuhës së urrejtjes, veçanërisht atë që synon të përçajë njerëz për shkak të përkatësisë së tyre etnike apo kombëtare. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shoqëri shumetnike dhe shqiptarët janë popull shtetformues”, tha Gashi.

Në fund, kryeparlamentari bëri thirrje për unitet dhe përgjegjësi kolektive. “I ftoj të gjitha institucionet, të gjitha partitë politike, të gjithë qytetarët, të qëndrojmë bashkë kundër urrejtjes. Të ngrihemi bashkë për një të ardhme më të drejtë, më të ndershme dhe më të bashkuar. Kjo duhet të jetë rruga jonë. Kjo është detyra jonë”, tha Gashi.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dafina zeqiri dhe kreshniku dalin per here te pare publikisht pas lindjes se djalit 6890c11a6674e
Lajmi i mëparshëm

Dafina Zeqiri dhe Kreshniku dalin për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit

bilall kasami fillon prishja e shkolles se vjeter tekstile dy shkolla te reja moderne do te ndertohen nga themeli 6890c558451cf
Lajmi i radhës

Bilall Kasami: Fillon prishja e shkollës së vjetër tekstile – dy shkolla të reja moderne do të ndërtohen nga themeli

Të fundit nga

ShkoLartë