gashi reagon pas procedimit te nenshkrimeve per shkarkimin e

Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

July 15, 2026
1 minut lexim

Depueti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të këtij subjekti.

Gashi përmes një statusi në Facebook ka thënë se LDK është një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës.

Ai thotë se kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike.

Reagimi i plotë:

LDK është një ideal, një histori dhe një përgjegjësi ndaj Kosovës.

Kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike.

Pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë.

Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë.

Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion.

Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta ne gaza mbi 73 mije viktima qe nga 7 tetori 2023 6a57a7680b57b
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

taulant balla kunder birn marjana koceku sulm publik ndaj gazetarit erebara fjala e lire smund te intimidohet 6a57ac6fdea14
Lajmi i radhës

Taulant Balla kundër BIRN, Marjana Koçeku: Sulm publik ndaj gazetarit Erebara! Fjala e lirë s’mund të intimidohet

Të fundit nga

Saimir Korreshi flet për kandidimin në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Në një prononcim për mediat, gjatë kohës që në Këshillin
ShkoLartë