gashi pret nxenesit e shkolles verore te myftinise se shkupit femijet jane forca qe formeson te ardhmen 68779cce4f51e

Gashi pret nxënësit e shkollës verore të Myftinisë së Shkupit: Fëmijët janë forca që formëson të ardhmen

July 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim të veçantë me një grup nxënësish të shkollës verore të organizuar nga Myftinia e Shkupit. Në një atmosferë të mbushur me pozitivitet dhe energji rinore, Gashi theksoi rëndësinë e edukimit dhe njohjes me institucionet shtetërore që në moshë të re.

“Ky ishte një takim frymëzues dhe një mundësi e vlefshme për t’i afruar fëmijët me funksionin e Kuvendit dhe rolin e deputetëve. Besoj se edukimi është çelësi për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të drejtë”, deklaroi Gashi pas vizitës.

Ai shtoi se fëmijët nuk janë vetëm motiv për të punuar për një të ardhme më të mirë, por edhe një forcë aktive që tashmë po e formëson atë.

Vizita ishte pjesë e një programi edukativ dhe ndërgjegjësues për rëndësinë e institucioneve demokratike dhe rolit të tyre në shoqëri.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole scherzinger shkelqen ne rruget e new york ut elegance e bardhe ne fustan
Lajmi i mëparshëm

Nicole Scherzinger shkëlqen në rrugët e New York-ut: Elegancë e bardhë në fustan maxi

mickoski pas nje viti nga paralajmerimi po realizohet investimi me i madh prej gjysme miliarde dollaresh i cili do te prodhoje nje teravat energji elektrike 6877a1dc1a116
Lajmi i radhës

Mickoski: Pas një viti nga paralajmërimi, po realizohet investimi më i madh prej gjysmë miliardë dollarësh, i cili do të prodhojë një teravat energji elektrike

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë