gashi perkujton viktimat e vershimeve tragjike ne hasanbeg dhimbja mbetet po aq e thelle 6893628a47db6

Gashi përkujton viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë

August 6, 2025
1 minut lexim

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përkujtuar me ndjenja të thella dhimbjeje dhe solidariteti viktimat e vërshimeve tragjike që goditën Hasanbegin në gusht të vitit 2016, duke marrë jetën e 23 personave.

Nëntë vite më vonë, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Gashi në një postim publik, duke theksuar se si banor i këtij vendbanimi dhe si kryetar i Kuvendit, ndjen përgjegjësi morale për të ruajtur gjallë kujtimin dhe respektin për viktimat.

Ai shtoi se përveç dhimbjes, Hasanbegu dhe banorët e tij mbeten shembull i vlerave njerëzore, humanitare dhe solidaritetit që i bashkoi për të përballuar një nga momentet më të vështira.

“Sot, ndërsa kujtojmë dhe lutemi për viktimat, shpresojmë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më”, u shpreh Gashi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne jug te frances humb jeten nje grua 9 persona mbeten te lenduar 689362136c197
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në jug të Francës/ Humb jetën një grua, 9 persona mbetën të lënduar

drejtori i mepsos burim latifi ben donacion eho aparat prej 50 mije eurosh per gjinekologjine e cairit 689368675fa77
Lajmi i radhës

Drejtori i Mepsos, Burim Latifi bën donacion eho aparat prej 50 mijë eurosh për gjinekologjinë e Çairit

Të fundit nga

ShkoLartë