gashi pas humbjes ndaj zvicres mbeshtetja per perfaqesuesen mbetet e palekundur 6ab87a62b297a

Gashi pas humbjes ndaj Zvicrës: Mbështetja për Përfaqësuesen mbetet e palëkundur

September 27, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas ndeshjes së Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ndaj Zvicrës, duke theksuar mbështetjen e tij për ekipin kombëtar.

Gashi, përmes një statusi në Facebook, tha se ishte në stadium për të përkrahur Përfaqësuesen, ndërsa pranoi se rezultati nuk ishte ai që dëshironin.

“Sonte në stadium, ishim me zemër përkrah Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Rezultati nuk ishte ai që dëshironim, por mbështetja për ekipin tonë mbetet e palëkundur”, shkroi Gashi.

Ai gjithashtu përgëzoi Zvicrën për rezultatin dhe u shpreh se Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë përpara me besim dhe përkushtim.

“Përgëzime Zvicrës për rezultatin, ndërsa Përfaqësuesja jonë do të vazhdojë përpara me besim dhe përkushtim drejt ndeshjeve të radhës”, theksoi kryeparlamentari.

Reagimin e tij Gashi e publikoi edhe në gjuhën maqedonase, duke përcjellë të njëjtin mesazh mbështetjeje për Përfaqësuesen kombëtare.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi ne kembe per uck ne neser marsh i madh ne mbeshtetje te ish krereve 6ab8436f6f884
Lajmi i mëparshëm

Shkupi në këmbë për UÇK-në! Nesër marsh i madh në mbështetje të ish-krerëve

Të fundit nga

ShkoLartë