gashi ne uashington takon max primorac thekson rendesine e partneritetit transatlantik 6985f5a2088ab

Gashi në Uashington takon Max Primorac, thekson rëndësinë e partneritetit transatlantik

February 6, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit zyrtar në Uashington ka zhvilluar takim me Max Primorac, Bashkëpunëtor i Lartë Kërkimor në Qendrën për Liri “Margaret Thatcher” pranë The Heritage Foundation, ku në fokus ishte bashkëpunimi strategjik dhe stabiliteti rajonal.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e institucioneve të forta dhe vlerave demokratike, si dhe për rolin e partneritetit transatlantik në rajon.

“Zhvilluam një diskutim të frytshëm për rolin e institucioneve të forta, vlerat e lirisë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se komunikimi i vazhdueshëm me partnerët amerikanë mbetet kyç për të ardhmen demokratike të rajonit.

“Dialogu i hapur me miqtë tanë amerikanë është thelbësor për avancimin e vlerave demokratike dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushtetuesja refuzon serish thacin 6985ce2fad5de
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin

trump publikon videon barack obama dhe michelle obama si majmune 6985f6106d39d
Lajmi i radhës

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Të fundit nga

Guardiola e mbron qëndrimin e tij

Pep Guardiola mbrojti qëndrimin e tij për të folur rreth konflikteve globale duke pyetur: “Pse të mos shpreh atë që ndjej, vetëm sepse jam trajner?” Të martën, trajneri i Manchester City tha
ShkoLartë