gashi ne rome parlamentet kane rol kyc ne perballimin e krizave nderkombetare 6ad22fa2bd3d5

Gashi në Romë: Parlamentet kanë rol kyç në përballimin e krizave ndërkombëtare

October 16, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, ku ka folur për rolin e parlamenteve në forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

FB IMG 1792159202736

Në sesionin me temën “Riforcimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, Gashi theksoi se parlamentet kanë rol thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe mbikëqyrjen e zbatimit të angazhimeve ndërkombëtare.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare për ndërtimin e besimit, forcimin e partneriteteve dhe ruajtjen e dialogut edhe në kohë krizash.

“Për rajonin tonë, bashkëpunimi i ngushtë, besimi i ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve janë jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

droge arme dhe para ne banese kallezim penal ndaj 24 vjecarit nga shkupi 6ad214d41dd5f
Lajmi i mëparshëm

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

dimitrieska kocoska disiplina fiskale dhe reformat strukturore kyce per rritjen ekonomike 6ad235fc60463
Lajmi i radhës

Dimitrieska-Koçoska: Disiplina fiskale dhe reformat strukturore, kyçe për rritjen ekonomike

Të fundit nga

ShkoLartë