gashi marreveshja e ohrit jo vetem dokument paqeje por udherrefyes per bashkejetese me dinjitet 689ba5985ae00

Gashi: Marrëveshja e Ohrit, jo vetëm dokument paqeje, por udhërrëfyes për bashkëjetesë me dinjitet

August 12, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë ngjarje, ai ishte së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Kisha nder të marr pjesë në pritjen e organizuar nga zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në përvjetorin e 24-të të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje historike mbetet jetike, jo vetëm për shqiptarët, por për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të barabartë dhe të integruar,” ka theksuar Gashi.

Ai ka nënvizuar se “është koha për unitet politik dhe vizion të përbashkët që dispozitat e neglizhuara me vite të kësaj marrëveshjeje të përmbushen me seriozitet dhe me përkushtim të shqyrtohet avancimi i saj”.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i paqes, por udhërrëfyes për zhvillimin e bashkëjetesës me dinjitet dhe barazi,” ka shtuar kryetari i Kuvendit.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trixa e thjeshte dhe e bukur 689ba19c86129
Lajmi i mëparshëm

Trixa, e thjeshtë dhe e bukur

murtezani ligji per perfaqesim te drejte e ben vizionin e marreveshjes se ohrit plotesisht te institucionalizuar 689ba59c11dd2
Lajmi i radhës

Murtezani: Ligji për Përfaqësim të Drejtë e bën vizionin e Marrëveshjes së Ohrit plotësisht të institucionalizuar

Të fundit nga

ShkoLartë