gashi le ta fillojme kapitullin e ri me zemer te hapur dhe me shprese qe nuk shuhet kurre 6954fd1885e79

Gashi: Le ta fillojmë kapitullin e ri me zemër të hapur dhe me shpresë që nuk shuhet kurrë

December 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, 31 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u dërgoi qytetarëve një mesazh për Vitin e Ri, duke u uruar shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri.

“Në prag të Vitit të Ri, ju drejtohem me respekt të thellë dhe me përgjegjësi të lartë. Viti që po përmbyllet ka qenë një vit i punës së përkushtuar dhe i hapave që kanë lënë gjurmë. Kuvendi ka shënuar avancime të dukshme në transparencë, digjitalizim dhe në forcimin e funksionit mbikëqyrës. Kemi hapur më shumë dyert për qytetarë, ide dhe dialog. E kemi bërë institucionin më inkluziv, më të qasshëm dhe më të besueshëm. Përmes diplomacisë parlamentare kemi ndërtuar ura bashkëpunimi dhe miqësie, duke e përfaqësuar vendin tonë me dinjitet dhe vizion”, shënon Gshi në mesazhin e urimit.

Por mbi të gjitha, ky vit na rikujtoi një të vërtetë thelbësore: se përparimi i qëndrueshëm nuk lind vetëm nga proceset dhe reformat, por nga uniteti, pjekuria për të ndërtuar konsensus dhe nga besimi i ndërsjellë.

“Vetëm kur qëndrojmë së bashku, me respekt dhe vullnet për të gërshetuar dallimet, si dhe me përgjegjësi ndaj shtëpisë sonë të përbashkët, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë e më të ndritur për të gjithë ne. Në Vitin e Ri ju uroj shëndet, paqe, mirësi dhe dashuri në çdo familje. Le ta nisim këtë kapitull me zemër të hapur, me shpresë të pazbehur dhe besim në potencialin tonë si shoqëri”, shkruan kryetari i kuvendit në urimin për qytetarët. 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

p diddy heq dore nga shitja e viles famekeqe prej 53 milione eurosh 6954f8531a757
Lajmi i mëparshëm

P. Diddy heq dorë nga shitja e vilës famëkeqe prej 53 milionë eurosh

gashi ta nisim kapitullin e ri me zemer te hapur dhe me shprese qe nuk shuhet 6954fdbac4611
Lajmi i radhës

Gashi: Ta nisim kapitullin e ri me zemër të hapur dhe me shpresë që nuk shuhet

Të fundit nga

ShkoLartë