gashi ldk vetevendosje ka plan per bllokimin e institucioneve 68aed240686f9

Gashi (LDK): Vetëvendosje ka plan për bllokimin e institucioneve

August 27, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton të bllokojë funksionimin e institucioneve shtetërore.

“Që Vetëvendosje ka plan për bllokimin e institucioneve – nuk ka më asnjë dyshim. Këtë e pamë qartë edhe dje: sapo u zgjodh Kryetari i Kuvendit, VV nisi obstruksionet duke kërkuar shkelje kushtetuese dhe duke tentuar një bllokadë të re për muajt e ardhshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se VV-ja me vetëdije kërkoi nga partitë politike të shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Klankosova.tv.

Me vetëdije, kërkuan nga partitë politike të shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që qartë thotë se duhet të zbatohet rendi i ditës i përcaktuar për seancën konstituive. Pasi nuk patën sukses në tërësi, vendosën të përqendrohen te nënkryetari serb – duke shfrytëzuar ndjeshmërinë dhe duke llogaritur se reagimi i partive tjera do të ishte më i zbehtë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Sipas tij, pasojat e këtij veprimi janë të rënda për vendin.

“Rezultati? Vendi mbetet pa institucione. Prishtina e Gjilani pa buxhet. Shumë shpejt, nëse nuk ka reagim me lidership të qartë politik – e gjithë Kosova rrezikon kolaps institucional.

Politika ka rënë në pikën më të ulët, ku shihet vetëm përfitimi momental, jo siguria dhe interesi i shtetit e i shqiptarëve të Kosovës.

LDK ka qenë dhe do të mbetet forca vizionare, përgjegjëse dhe zgjidhëse e situatave”, shkroi Gashi në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elbasani largon sulmuesin 68aed234e33df
Lajmi i mëparshëm

Elbasani largon sulmuesin

japin vendime ne favor te zjarrvenesve e gllaberuesve rama kritika dhe paralajmerime per prokurore e gjyqtare kush sulmon interesat publike 68aed2e3ec77d
Lajmi i radhës

“Japin vendime në favor të zjarrvënësve e gllabëruesve”, Rama kritika dhe paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Kush sulmon interesat publike… 

Të fundit nga

ShkoLartë