gashi kuvendi vijon agjenden reformuese me ndryshime ligjore ne infrastrukture dhe drejtesi 69418fb8e1f8f

Gashi: Kuvendi vijon agjendën reformuese me ndryshime ligjore në infrastrukturë dhe drejtësi

December 16, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se sot është mbajtur seanca e 76-të plenare, gjatë së cilës janë realizuar pyetjet e deputetëve të opozitës, si pjesë e mekanizmave të kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit.

Sipas Gashit, përveç debatit parlamentar, Kuvendi ka miratuar edhe disa vendime të rëndësishme, ku në lexim të parë kanë kaluar dy ligje që janë pjesë e agjendës reformuese të institucionit.

“Në seancën e 76-të të Kuvendit, realizuam pyetjet e deputetëve të opozitës. Ndër disa vendime të tjera, në leximin e parë, kaluan dy ligje të agjendës reformuese: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Rrugët Publike dhe Propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeparlamentari.

Ai theksoi se proceset ligjvënëse po vazhdojnë në funksion të reformave institucionale dhe përmirësimit të kornizës ligjore, ndërsa Kuvendi mbetet i angazhuar për debat parlamentar dhe transparencë në vendimmarrje.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paulina chavez gati te hyje ne qender te vemendjes me landman 6941865755e84
Lajmi i mëparshëm

Paulina Chavez gati të hyjë në qendër të vëmendjes me “Landman”

oda e mjekeve te maqedonise nuk kemi marre ndonje njoftim lidhur me vdekjen e foshnjes 694197018957e
Lajmi i radhës

Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

Të fundit nga

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka thënë në një intervistë me organizatën mediatike amerikane Newsmax se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ishte i mirëpritur të shkonte në Bjellorusi nëse do të largohej nga
ShkoLartë