gashi kuvendi gjithmone i hapur per rinine energjia e te rinjve e mbushi institucionin me fryme pozitive 694ef6f38515d

Gashi: Kuvendi gjithmonë i hapur për rininë, energjia e të rinjve e mbushi institucionin me frymë pozitive

December 26, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vlerësuar lart vizitën e studentëve dhe nxënësve në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së rinisë në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.

“Edhe në një ditë intensive pune, Kuvendi sot u mbush me energji rinore”, ka shkruar Gashi, duke bërë të ditur se institucionin ligjvënës e vizituan studentë nga Universiteti “Nënë Tereza”, si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Nace Bugjoni” nga Kumanova dhe shkolla fillore “Liria” nga Çashka.

Sipas kryeparlamentarit, këto vizita e përmbyllën javën me një frymë pozitive dhe dëshmuan se Kuvendi mbetet një institucion i hapur për të rinjtë. “Kjo vizitë e përmbylli javën me frymë pozitive, duke dëshmuar se Kuvendi është gjithmonë i hapur për rininë”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se kontaktet e drejtpërdrejta të nxënësve dhe studentëve me institucionet janë të rëndësishme për ndërtimin e kulturës demokratike dhe për nxitjen e interesimit të tyre për proceset vendimmarrëse dhe jetën publike në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rregulli i 3 sekondave arti i heshtjes qe ju ben me terheqes ne takimin e pare 694eed73ca3c4
Lajmi i mëparshëm

Rregulli i 3 sekondave: Arti i heshtjes që ju bën më tërheqës në takimin e parë

putin emeron ambasador te ri ne shkup 694efe0e5f47f
Lajmi i radhës

Putin emëron ambasador të ri në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë