gashi jam ithtar i zgjedhjeve te rregullta bllokimi i kuvendit nuk i sherben askujt 6a989e210e7b8

Gashi: Jam ithtar i zgjedhjeve të rregullta, bllokimi i Kuvendit nuk i shërben askujt

September 3, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afatin e rregullt, duke theksuar se bllokimi i punës së Kuvendit nga opozita nuk duhet të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, Gashi tha se diskutimet e vazhdueshme për zgjedhje krijojnë pasiguri te qytetarët dhe ndikojnë negativisht edhe në aspektin ekonomik.

“Jam ithtar i asaj që zgjedhjet parlamentare të mbahen në afatin e rregullt, duke u bazuar në shoqëritë e avancuara. Duke biseduar vazhdimisht për zgjedhjet, krijojmë huti dhe pasiguri te qytetarët”, tha Gashi.

Sipas tij, çdo ndërhyrje në këtë proces mund të ketë pasoja edhe për ekonominë.

“Efektet e bisedave për zgjedhjet janë negative për shoqërinë”, deklaroi ai.

Gashi theksoi se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen nëse për një gjë të tillë votojnë të paktën 61 deputetë, duke shtuar se nuk do të ishte kundër një vendimi të tillë, por e konsideron atë si zgjidhje jo të duhur në parim.

“Tani zgjedhje mund të ketë nëse 61 deputetë votojnë të ketë zgjedhje. Nuk do isha kundër, por parimisht është gabim. Bllokimi i Kuvendit nuk i shërben askujt”, tha Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e dhimbshme viktima ne aksidentin ne prishtine eshte ish banori i bbvk laurent krasniqi 6a989b7b5918f
Lajmi i mëparshëm

E dhimbshme, viktima në aksidentin në Prishtinë është ish-banori i “BBVK” Laurent Krasniqi

per shkak te motit te keq ne vend te shkupit avioni nga cyrihu u ul ne prishtine 6a989f733ed7a
Lajmi i radhës

Për shkak të motit të keq, në vend të Shkupit, avioni nga Cyrihu u ul në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë