gashi dir mbeshtetje per ukrainen dhe avancim te bashkepunimit mes dy parlamenteve 686d4e07254d5

Gashi-Dir: Mbështetje për Ukrainën dhe avancim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve

July 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Takimi u përqendrua në situatën në Ukrainë në lidhje me agresionin rus në shkallë të plotë, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Ukrainës.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Gashi e riafirmoi mbështetjen e tij të parezervë për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe përpjekjet për të vendosur paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në vend.

Ai iu referua bashkëpunimit të frytshëm midis dy parlamenteve, në planin dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe rolit të grupeve parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim. Gashi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Grupit Parlamentar Ndërpartiak të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje të Platformës së Krimesë.

Ambasadorja Larisa Dir falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e përgjithshme të ofruar nga vendi ynë deri më tani dhe shprehu pritjen e saj se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ajo theksoi se mbështetja nga vendet mike është me rëndësi të veçantë për Ukrainën dhe popullin ukrainas. Në këtë drejtim, ambasadorja informoi për takimet e ardhshme ndërkombëtare në të cilat pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë nga vendi ynë, përfshirë edhe Samitin e Katërt Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Stokholm”, qëndron në kumtesën e shërbimit të Kuvendit për shtyp.

Kryetari Gashi dhe ambasadorja Dir trajtuan edhe integrimin evropian të dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim në këtë fushë. Ata ranë dakord se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, me potencial të madh për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkaktoi zjarr nje person perfundon ne paraburgim 686d48df5ac73
Lajmi i mëparshëm

Shkaktoi zjarr, një person përfundon në paraburgim

tragjedia ne shkoder kush ishte kapiteni i anijes qe dha jeten per te shpetuar dy turiste 686d57650ec9d
Lajmi i radhës

Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë

Të fundit nga

ShkoLartë