gashi dhuruesit si dr andonov jane shembull i vertete i humanizmit 689ca2c00605a

Gashi: Dhuruesit si Dr. Andonov janë shembull i vërtetë i humanizmit

August 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me ftesë të drejtorit Amir Elezi, mori pjesë në shënimin e jubileut të 100-të dhurimit të gjakut nga mjeku Dr. Goran Andonov në Institutin e Mjekësisë Transfuzive në Shkup. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Dhurimi i gjakut është një akt i pakrahasueshëm solidar, ndërsa dhuruesit si Dr. Andonov janë një shembull i vërtetë i humanizmit që meriton të vlerësohet e të ndiqet,” deklaroi Gashi.

Ai e cilësoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje si “frymëzuese” dhe vlerësoi kontributin e Dr. Andonovit si një model që duhet të shërbejë për të inkurajuar edhe të tjerët në aktin fisnik të dhurimit të gjakut.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti pret ne takim tenorin rame lahaj 689ca2bcb83d6
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti pret në takim tenorin Ramë Lahaj

presidenti i policise ceke gjeneral lejtnant martin vondrask vizite zyrtare ne policine e shtetit 689cb1405d802
Lajmi i radhës

Presidenti i Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrask, vizitë zyrtare në Policinë e Shtetit

Të fundit nga

ShkoLartë