gashi dhe mickoski nga nerezi vazhdon bashkepunimi ne raundin e dyte 68ff5813cf5aa

Gashi dhe Mickoski nga Nerezi: Vazhdon bashkëpunimi në raundin e dytë

October 27, 2025
1 minut lexim

Në Nerez të Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së për qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, janë takuar me banorët për të biseduar për problemet e këtij vendbanimi të Shkupit.

Përvec problemeve në Nerez të Shkupit, është biseduar edhe për Komunën e Karposhit, së bashku me kryetarin e ardhshëm të kësaj komune, Sotir Lukrovski.
Banorët e këtyre vendbanimeve meritojnë vëmendje dhe trajtim të vecantë nga pushteti lokal dhe qendror.
Përndryshe, në margjina të këtij takimi është biseduar edhe për bashkëpunimin midis VMRO-DPMNE-së me VLEN për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet me 2 nëntor.

Afrim Gashi ka marrë garanca nga kryeministri Hristijan Mickovski së do të ketë përkrahje në raundin e dytë të zgjedhjeve në të gjitha komunat, por sidomos në Dibër të kandidatit të VLEN, Fisnik Mela.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse po rren qetesohu perplasen gresa e xheneta 68ff46dbc8d0f
Lajmi i mëparshëm

‘Pse po rren’, ‘Qetësohu’, përplasen Gresa e Xheneta

degjuam djallin te flase per biblen balla ironizon berishen kur raportonte ina rama ju largoheshit nga salla 68ff5974aefe7
Lajmi i radhës

“Dëgjuam djallin të flasë për Biblën”- Balla ironizon Berishën: Kur raportonte Ina Rama, ju largoheshit nga salla

Të fundit nga

ShkoLartë