gare e ngushte mes kandidateve keta emra po prijne me vota per asamblene e pejes 68eff87355d9e

Garë e ngushtë mes kandidatëve, këta emra po prijnë me vota për Asamblenë e Pejës

October 15, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Deri më tani në komunën e Pejës janë numëruar 36 nga 140 vendvotime ose 25,71%. Në garën për kryetar të kësaj komune po prinë Gazmend Muhaxhiri i LDK-së, i pasuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi.

Ndërkohë te votat e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Pejës janë numëruar 36 ng 140 qendrat e votimit në këtë komunë.

Pesë të parët te LDK-ja janë: bartësi i listës Gazmend Muahxheri me 4 mijë e 718 vota, Rexhep Kurtbogaj me 399 vota, Naser Gega 397 vota, Petrit Loci me 362 vota dhe Xhenet Syka Kelmendi me 340 vota.

Më të votuarit nga Lëvizja Vetëvendosje në Pejë aktualisht janë: Berat Ganiqi me 3 mijë e 45 vota, Mubera Belegu me 240 vota, Bujar Agulloshi me 223 vota, Gemza Sylejmani me 197 vota dhe Rrezarta Dresha Berisga me 195 vota.

Tek forca e tretë në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më të votuarit janë: Arbër Grabovci me 1 mijë e 880 vota, Naim Bytyqi me 147 vota, Drin Veselaj me 147 vota, Ilirjane Gafurri me 121 vota dhe Skender Radoniqi me 115 vota.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja sa do te kushtoje nje bilete ne bernabeu 68eff871323ee
Lajmi i mëparshëm

Ja sa do të kushtojë një biletë në “Bernabeu”

angli shqiptari nga kosova baba i 13 femijeve zbulohet metoda si i fuste ne britanine e madhe mori denim me burg 68eff9075fb3d
Lajmi i radhës

Angli/ Shqiptari nga Kosova “baba” i 13 fëmijëve. Zbulohet metoda si i fuste në Britaninë e Madhe. Mori dënim me burg

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë