gara per tiranen nura opozita pa alternative dhe strategji 68eedeb59f178

Gara për Tiranën/ Nura: Opozita pa alternativë dhe strategji

October 15, 2025
1 minut lexim

Gazetari Artur Nura thotë se opozita nuk ka alternativë dhe strategji për të fituar Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se nëse Sali Berisha nuk tërhiqet nga kreu i PD, opozita nuk fiton zgjedhje.

“Fakti që rezultatet e Erion Veliajt ruhen edhe te Manastirliu, tregon se në opozitë nuk ka alternativë që të trondisë pushtetin. Zoti Florjan Binaj është personazh simpatik, por fakti që hyn me një opozitë të paqartë, dhe brenda PD, tregon që nuk ka perspektiva, nuk ka strategji.

Ata që do përfitojnë është PS. Besoj që kjo paqartësi e opozitës, këtë kandidat e kanë mbështetur edhe parti të tjera të opozitës. Ideja është që njerëzit lexojnë në mënyrë racionale. Nëse Berisha nuk do tërhiqet, jo vetëm Binaj nuk do penalizohet, por edhe partia nuk do arrijë në pushtet.”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas ndarjes nga bashkeshorti aktorja vendos te largohet nga shba 68eecc1447a99
Lajmi i mëparshëm

Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja vendos të largohet nga SHBA

asllani gezohet per brojen 68eedf1494237
Lajmi i radhës

Asllani gëzohet për Brojën

Të fundit nga

ShkoLartë