gara per tiranen lapaj del ne mbeshtetje te florian binajt 68e3013882a04

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

October 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se forca e tij politike do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshme duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike. Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje. Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj. Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë”, thotë Lapaj përmes një postimi në Facebook.

Binaj ka qenë më parë pjesë e Shqipëria Bëhet.

Zgjedhjet e 9 nëntorit do të zhvillohet në 6 bashki të vendit, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë e Tepelenë. Vëmendja më e madhe është e përqendruar të zgjedhjet e Tiranës, pas shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani kemi obligim ta rrezojme kete qeveri monoetnike qe na turperoi 68e2ffd6a4400
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

artan hoxha cfare eshte kjo dashuri e partizanit per serbet 68e30193c74ee
Lajmi i radhës

Artan Hoxha: “Çfarë është kjo dashuri e Partizanit për serbët?!”

Të fundit nga

ShkoLartë