gara per tiranen agron shehaj jep mbeshtetjen florjan binaj kandidat i gjithe spektrit te opozites 68e58819d8815

Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen, Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

October 7, 2025
1 minut lexim

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar këtë mbrëmje për Top Channel se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës.

Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga ‘Mundësia’ pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.

“Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë.

Ai është jashtë politikës, i përmbush kriteret dhe nuk mund të dalim jashtë kriterit tonë pavarësisht sjelljes së PD”, u shpreh Shehaj për Top Channel.

Kështu Florja Binaj është kandidati që mbështetet nga gjithë spektri opozitar, ku përveç PD dhe aleatëve të saj, mbështetet nga Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe së fundmi edhe nga Partia Mundësia e Shehajt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministria e mjedisit ndan mjete financiare per parqet nacionale mali sharr dhe pelister 68e586b21209d
Lajmi i mëparshëm

Ministria e Mjedisit ndan mjete financiare për parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”

reali nuk dorezohet 68e5887453935
Lajmi i radhës

Reali nuk dorëzohet

Të fundit nga

ShkoLartë