Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, teksa mandati i kreut aktual Altin Dumani mbaron këtë muaj.
E ftuar në një studio televizive, Lala ndau disa të dhëna me rëndësi për katër kandidatët që garojnë.
Lala shtoi se i gjithë procesi i zgjedhjes vendoset më datë 11 dhjetor, në prani të medias dhe partnerëve të huaj.
“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.
Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.
Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.
Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.
Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”– tha Lala.
Burimi: botasot.info


