gallup kosova e para ne evrope dhe e treta ne bote ne indeksin e ligjit dhe rendit 68d1a5e1688b9

​Gallup: Kosova e para në Evropë dhe e treta në botë në indeksin e ligjit dhe rendit

September 22, 2025
1 minut lexim

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të sigurta në botë sipas raportit Global të Sigurisë 2025 të Institutit Amerikan Gallup.

Taxhikistani ka rezultatin më të lartë në botë në indeksin e Ligjit dhe rendit, me 97 nga 100, sipas raportit Global të Sigurisë më të fundit, i ndjekur nga Singapori (95), Kosova (94), Kina (93), Islanda (93), Vietnami (93),

Rezultatet e indeksit të ligjit dhe rendit në Evropë

Një grup shtetesh evropiane kanë shënuar 90 pikë ose më shumë në indeksin e ligjit dhe rendit, sipas Raportit Global të Sigurisë më të fundit: Kosova – 94, Islanda – 93, Norvegjia – 92, Austria – 91, Zvicra – 91, Danimarka – 90, Finlanda – 90, Mali i Zi – 90.

Ndërkohë, ka reaguar edhe ministri në detyrë i punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, i cili ka shkruar në Facebook se siguria e qytetarit është një nga arritjet më të mëdha të demokracisë dhe institucioneve të Republikës.

“Me 94/100 pikë, vendi ynë shënon një sukses të jashtëzakonshëm për vlerësimin e duhur të sigurisë, rendit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë. Jemi të bindur se ky sukses është rezultat i profesionalizmit të institucioneve të sigurisë dhe etikës së lartë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Sipas një njoftimit, Instituti Amerikan Gallup, përmes anketës botërore, u bën njerëzve në më shumë se 140 shtete dhe territore pyetjet e mëposhtme që matin sigurinë globale.

Rezultatet në indeksin e Ligjit dhe rendit janë ngushtë të lidhura me treguesit tradicionalë të zhvillimit, duke përfshirë të ardhurat globale, shëndetësinë, sigurinë ushqimore dhe normat e vrasjeve.

Indeksi i Ligjit dhe Rendit mat nivelin e sigurisë që të anketuarit raportojnë për veten dhe familjet e tyre. Ky indeks përbëhet nga dy elementë kryesorë: njëri përfshin besimin e të anketuarve në policinë lokale dhe ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën. Ndërsa tjetri lidhet me dy pyetje mbi përvojat e tyre personale me krimin, si vjedhjet apo sulmet fizike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamine yamal fiton trofeun kopa per vitin 2025 68d1a5d563850
Lajmi i mëparshëm

Lamine Yamal fiton “Trofeun Kopa” për vitin 2025

xuex skemat piramidale online arrestohet organizatori kryesor i zones se divjakes 68d1a68563030
Lajmi i radhës

“XUEX”/ Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

Të fundit nga

ShkoLartë