g bani terhiqet nga kenga magjike nuk pranoj ofendime arti nuk krijohet me sulme personale 68eb643d69e11

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk pranoj ofendime, arti nuk krijohet me sulme personale

October 12, 2025
1 minut lexim

G Bani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram Story” se ka vendosur të anullojë pjesëmarrjen e tij në festivalin “Kënga Magjike”, pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të emisionit në TV Klan.

Në reagimin e tij, ai u shpreh se ky vendim vjen për arsye parimore dhe theksoi se nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për të ruajtur dinjitetin personal e profesional.

“Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të ‘Këngës Magjike’ në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj,” – shkruan ai.

Artisti shtoi gjithashtu se nuk do të tolerojë sulme personale nga publiku apo kolegët nën pretekstin e “krijimit të artit”, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

“Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – përfundoi ai.

Ky reagim ka tërhequr vëmendje në rrjete sociale, pasi G Bani është një nga emrat e njohur që gjithmonë ka shprehur hapur mendimet e tij për industrinë muzikore shqiptare dhe mënyrën se si trajtohen artistët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta aktorja ikonike diane keaton 68eb5de5eb321
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta aktorja ikonike, Diane Keaton

nje jave larg zgjedhjeve lokale 68eb74d241505
Lajmi i radhës

Një javë larg zgjedhjeve lokale

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë