fushtica kushtet atmosferike situata ne prishtine e

Fushtica: Kushtet atmosferike, situata në Prishtinë e menaxhueshme

October 3, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, tha për RTKlive se, marrë parasysh kushtet meteorologjike, situata në Prishtinë, është e menaxhueshme.

“Të gjitha ekipet janë në terren. Kemi pasur disa raste dëmtimesh në disa pjesë të Prishtinës, si në rrugën Fehmi Agani, pranë RTK-së, Rr. Rasim Kiçina dhe në disa fshatra të tjera”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe ato të Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës. “Sot, rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, theksoi ai.

Kushtet atmosferike shkaktojnë dëme në komuna, përfshirë edhe Prishtinën

Ndryshimet e papritura të kushteve atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në Prishtinë, në rrugën “Ibe Palikuqi” në lagjen Mat, është raportuar për një lakim të nëj shtylle elektrike, ndërsa në parkun e qytetit është rrëzuar një lis si pasojë e erërave. Një lis i madh është rrëzuar edhe në rrugën Xhemail Prishtina, në afërsi të RTK-së.

Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani i trump per gazen egjipti po punojme me katarin dhe turqine per ta bindur hamasin ta pranoje marreveshjen 68df8067db717
Lajmi i mëparshëm

Plani i Trump për Gazën, Egjipti: Po punojmë me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë marrëveshjen

pasuria neto e taylor swift sa para ka muzikantja me e pasur ne bote 68df86b144ed8
Lajmi i radhës

Pasuria neto e Taylor Swift: Sa para ka muzikantja më e pasur në botë?

Të fundit nga

ShkoLartë