furtuna e largimeve neper bashki luan baci drejtoret dhane doreheqje se kane frike nga burgu prokuroria te hetoje albpetrol in 68a73d34ebb98

“Furtuna” e largimeve nëpër Bashki/ Luan Baçi: Drejtorët dhanë dorëheqje se kanë frikë nga burgu. Prokuroria të hetojë Albpetrol-in

August 21, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimeve të fundit në administratën lokale nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për News24 me moderatoren Ola Bruko, ligjvënësi demokra akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe mbrojtje të korrupsionit.

Sipas tij, dorëheqjet e drejtorëve janë një përpjekje për të shmangur hetimet. Ai tha se Prokuroria duhet të nisë urgjentisht hetime, veçanërisht në Fier dhe Albpetrol.

Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.

Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski eshte planifikuar blerja e 100 autoambulancave te reja te pajisura me mjete bashkekohore 68a72ebe7f108
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Është planifikuar blerja e 100 autoambulancave të reja, të pajisura me mjete bashkëkohore

drita eshte nje hap larg per te shkruajtur historine 68a73da56fcf9
Lajmi i radhës

Drita është një hap larg për të shkruajtur historinë

Të fundit nga

ShkoLartë