funksione te reja me inteligjencen artificiale facebook i vjen ne ndihme perdoruesve per te gjetur dashurine 68d2a5c96e034

Funksione të reja me Inteligjencën Artificiale, Facebook i vjen në ndihmë përdoruesve për të gjetur dashurinë

September 23, 2025
1 minut lexim

Meta po sjell një risi në platformën e saj të takimeve, Facebook Dating, përmes integrimit të një asistenti me Inteligjencë Artificiale (IA).

Ky chatbot synon të ndihmojë përdoruesit të gjejnë partnerë potencialë më afër preferencave të tyre, duke sugjeruar persona me interesa të përbashkëta apo nga e njëjta fushë profesionale.

Për më tepër, IA do të mund të ndihmojë në rregullimin e profilit të përdoruesit, për ta bërë atë më tërheqës dhe të përshtatshëm për algoritmin e përputhjes.

Gjithashtu Meta ka prezantuar gjithashtu funksionin “Meet Cute”, një opsion që rekomandon çdo javë një “kombinim surprizë” për përdoruesit, duke synuar të shmangë lodhjen e zakonshme nga rrëshqitja (swiping) në aplikacionet e tjera të takimeve.

Sipas kompanisë, numri i përputhjeve në Facebook Dating për grupmoshën 18-29 vjeç është rritur me 10% nga viti në vit, dhe qindra mijëra përdorues krijojnë profile çdo muaj. Megjithatë, këto shifra mbeten ende të ulëta krahasuar me Tinder, që numëron rreth 50 milionë përdorues aktivë në ditë, dhe Hinge, me rreth 10 milionë.

Integrimi i Inteligjencës Artificiale po shihet gjithnjë e më shumë si një domosdoshmëri në tregun e aplikacioneve të takimeve. Edhe platforma më të reja si Sitch po përpiqen të spikasin përmes përdorimit të IA-së.

Ndërkohë, kompania Match Group, që zotëron Tinder, Hinge, OKCupid e të tjera, firmosi një bashkëpunim me OpenAI vitin e kaluar, pjesë e një investimi prej 20 milionë dollarësh, me synimin për të sjellë më shumë teknologji të avancuar në këtë industri.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato paralajmeron rusine qe te ndale shkeljet e hapesirave ajrore 68d2a41b0d0cc
Lajmi i mëparshëm

​NATO paralajmëron Rusinë që të ‘ndalë’ shkeljet e hapësirave ajrore

riarmatimi gjerman berlini godet shba do blejme vetem nga europa 68d2aa10bbfbf
Lajmi i radhës

Riarmatimi gjerman, Berlini “godet” SHBA: Do blejmë vetëm nga Europa

Të fundit nga

ShkoLartë