funerali i giorgio armanit qindra qytetare presin radhen per ti dhene lamtumiren e fundit ikones se modes 68bbe7e8043bd

Funerali i Giorgio Armanit, qindra qytetarë presin radhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së modës

September 6, 2025
1 minut lexim

Kapela mortore e Giorgio Armani-t, mjeshtrit të padiskutueshëm të stilit italian, është hapur që në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, Milano. Por që nga ora 7:00, qindra qytetarë kishin mbërritur për të qëndruar në radhë e për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës.

Kapela do të jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, të dielën më 7 shtator, deri në orën 18:00.

Atmosfera në Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”.

Dy radhë janë krijuar për hyrje: njëra e rezervuar për punonjësit e Giorgio Armani-t, dhe tjetra për publikun e gjerë.

Ndër figurat e para që kanë bërë homazhet sot janë kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann së bashku me bashkëshorten Lavinia, presidenti i Federatës Italiane të Basketbollit, Gianni Petrucci, si dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.

Milano, por edhe bota, i thonë sot lamtumirën e fundit një prej ikonave më të mëdha të modës botërore.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maduro kercenon shba ne do sulmojme nese perballemi me agresion ushtarak 68bbe6622b6d2
Lajmi i mëparshëm

Maduro kërcënon SHBA-në: Do sulmojmë nëse përballemi me agresion ushtarak

dhurata luksoze e gjeste romantike oriola marashi prane fejeses me te dashurin misterioz 68bbee313f464
Lajmi i radhës

Dhurata luksoze e gjeste romantike, Oriola Marashi pranë fejesës me të dashurin misterioz!

Të fundit nga

ShkoLartë