fundjave tragjike per ferizajn dy te rinj humben jeten 686247381baa9

Fundjavë tragjike për Ferizajn: Dy të rinj humbën jetën

June 30, 2025
1 minut lexim

Fundjava që lamë pas ka qenë e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili është goditur nga dy ngjarje të rënda që rezultuan me humbjen e jetës së dy të rinjve. 

Të shtunën, një 23-vjeçar nga Ferizaj, me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Lezhë të Shqipërisë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Sipas Policisë së Lezhës, ai kishte mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Familjarët deklaruan se i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që nga fëmijëria, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, në orët e para të së dielës, një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku ka humbur jetën 28-vjeçari R. K.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Viktima ishte R.K., i moshës 28-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje 10 vjecare nga maqedonia mbytet ne trevizo te italise 6862437c02471
Lajmi i mëparshëm

Një 10-vjeçare nga Maqedonia mbytet në Trevizo të Italisë

nora istrefi rremben vemendjen me bikini 68624864512f4
Lajmi i radhës

Nora Istrefi rrëmben vëmendjen me bikini

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë