Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona.
Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
Të dielën moti do të jetë i vranët me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, kurse maksimalet nga 5 deri në 9°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.
Temperatura më e ulët për fundjavën e 6–7 dhjetorit pritet të regjistrohet në Dragash, me 1°C, ndërsa ajo maksimale parashihet në Prizren, me 9°C.
Burimi: botasot.info


