fund pritjeve ne kufi shoferet e huaj mund ti kontrollojne dhe paguajne gjobat online 6a875fcf0c9b1

Fund pritjeve në kufi: Shoferët e huaj mund t’i kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

August 20, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 62

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se është lëshuar në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe celulare “Qyteti i Sigurt” (Safe City), i cili në këtë fazë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të mjetit me targa të huaja regjistrimi.
​Përmes këtij aplikacioni, shtetasit e huaj do të mund të marrin informacion në mënyrë të thjeshtë dhe direkte për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të regjistruara nga sistemi “Qyteti i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara për kundërvajtje, si dhe të shlyejnë gjobat në rrugë elektronike.

​Gjatë hyrjes në sistem (login), drejtuesi i mjetit duhet të fotografojë ose skanojë dokumentin e tij të udhëtimit (pasaportën) dhe të vendosë targën e mjetit ose mjeteve që shfrytëzon në shtetin tonë.

​Në këtë mënyrë, shoferët e huaj që regjistrohen se kanë bërë ndonjë shkelje në qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e vendit, do të mund të informohen me kohë dhe ta rregullojnë detyrimin e tyre në mënyrë të thjeshtë, pa pasur nevojë për vonesa shtesë në vendkalimet kufitare.
​Vendosja e këtij aplikacioni përbën një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve që lidhen me sistemin “Qyteti i Sigurt”.

​Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me avancimin e shërbimeve digjitale, ndërsa në fazat e ardhshme parashikohet zgjerimi i funksionaliteteve edhe për kategori të tjera të përdoruesve.
​Vegëza e aplikacionit:
https://safecountry.mvr.gov.mk/

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole kidman mahnit nga islanda shfaqet natyrale dhe shijon jahtin luksoz 6a875be53a043
Lajmi i mëparshëm

Nicole Kidman mahnit nga Islanda, shfaqet natyrale dhe shijon jahtin luksoz

Të fundit nga

Tërmet 7.2 ballë në Peru, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan (IGP). Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në veri të qytetit
ShkoLartë