ftoj cdo pacient te vije te deshmoje kardiologu i edvin prifti reagon pas marrjes si i pandehur 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime refuzova gjykimin e shkurtuar 694c5e237a0b2

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar

December 24, 2025
min lexim

Kardiologu Edvin prifti u mor si i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake.

Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK  për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Menjëherë pas kësaj, mjeku ka postuar një status në Facebook ku shkruan:

“Çdonjeri duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh. Sot seanca paraprake e GJKKO, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua gjykim i shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo fakt dhe argument. Në këto kushte, unë ftoj të gjithë pacientët e mi, që kushdo që e ndjen, mund të vijë në gjykatë të dëshmojë se cili jam unë?!

Gjithsesi, pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, unë u ktheva në sallën e operacionit në QSUT, ku sapo përfundova me sukses operacionin e radhës të pacientit IT.

Ndërkohë, natën e kaluar, kryem së bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr. Sci. Merita Zeka dhe Dr. Blerim Arapi një nga operacionet më komplekse në një pacient 38‑vjeçar, i operuar 8 muaj më parë nga kolegët me zëvendësim të valvolës së aortës, i cili u paraqit me shkëputje të protezës valvolare, absces në zemër, si dhe insuficiencë kardiake masive me edemë dhe lëng në bark. Pas trajtimit adekuat në terapi intensive, eliminimit të mbi 20 litrave ujë të akumuluar në trup, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë mbi 8 orë, i cili konsistoi në mbylljen e një dhome anormale gjigante në zemër, e krijuar nga abscesi, si dhe rizëvendësimin e valvolës së aortës. Pacienti sot është i ekstubuar dhe në gjendje shumë të mirë.

Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse këta të fundit kanë fatin në dorë dhe mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu, përsëri askush nuk mund të më ndajë nga lumturia kur shpëtojmë një jetë më shumë!”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

futbollisti afrikan vdes per shkak te ritualit te magjise 694c5d74d51f8
Lajmi i mëparshëm

​Futbollisti afrikan vdes për shkak të ritualit të magjisë

afrohet dita e zgjedhjeve alickaj kurti duhet te fitoje per te shmangur rikthimin e serbise 694c5e7e2adb3
Lajmi i radhës

Afrohet dita e zgjedhjeve, Aliçkaj: Kurti duhet të fitojë për të shmangur rikthimin e Serbisë

Të fundit nga

Bllaca largohet nga Gjilani pas gati një dekade

Portieri Aridon Bllaca ka konfirmuar ndarjen me klubin e futbollit Gjilani, duke i dhënë fund një kapitulli që zgjati pothuajse dhjetë vjet. Gardiani e bëri të ditur vendimin përmes një postimi emocional në
ShkoLartë