fsshk e quan cenim te te drejtave percaktimin e orarit nga shskuk ja 68bec85092af7

FSSHK e quan cenim të të drejtave përcaktimin e orarit nga SHSKUK-ja

September 8, 2025
1 minut lexim

Cenim të të drejtave të punëtorëve shëndetësor e ka quajtur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, vendimin e SHSKUK-së, për përcaktimin e orarit nga ora 07-15:00 për të gjitha njësitë, duke thënë se për këtë i janë adresuar Inspektoratit Qendror të Punës.

“Në mbrojtje të interesit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Federata i është adresuar zyrtarisht Inspektoratit Qendror të Punës, me kërkesë për inspektim lidhur me shkeljen e Ligjit të Punës,Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë,mospërfilljen e vlerësimeve të rrezikut në vendet e punës,mohimin e të drejtave për pushim të shtuar dhe kushte të veçanta pune për kategori të rrezikuara. Inspektoratit Qendror të Shëndetësor, me kërkesë për hetim mbi ndikimin e vendimit në sigurinë dhe mirëqenien e stafit shëndetësor,cenimin e standardeve të mbrojtjes shëndetësore në vendin e punës si dhe pasojave të mundshme në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve gjithashtu FSSHK ka informuar edhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë si dhe Bordin Drejtues të SHSKUK-së”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Sipas tyre, vendimi për unifikimin e orarit pa asnjë analizë të rrezikshmërisë është i pabazuar në vlerësime profesionale dhe ligjore,shkel të drejtat e punëtorëve që, sipas tyre, punojnë në ambiente të vështira dhe të rrezikshme,cenon shëndetin fizik dhe mendor të stafit shëndetësor,rrezikon cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë punëtorët shëndetësorë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrojnë në mbështetje të kërkesave legjitime për kushte të dinjitetshme pune, në përputhje me ligjet dhe standardet profesionale të shëndetësisë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo hap institucional dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe nuk do të lejojmë që vendime të njëanshme dhe joprofesionale të dëmtojnë stafin shëndetësor apo pacientët tanë”, përfundon komunikata e Federatës  së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës .

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina trump fton lideret europiane ne shba ejani ta diskutojme ketu 68bec327791b7
Lajmi i mëparshëm

Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Ejani ta diskutojmë këtu

rasti qe ka trazuar rrjetin moderatorja shqiptare keshtu do perfundoni ju qe mbani grua dhe dashnore 68bec9715684d
Lajmi i radhës

Rasti që ka trazuar rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

Të fundit nga

ShkoLartë