fsk realizon forumin e nenoficereve 6943e8df0f490

FSK realizon Forumin e Nënoficerëve

December 18, 2025
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.

Hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale duke qenë shtylla kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së.

Forumi u udhëhoq nga Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet. Gjithashtu gjatë këtij forumi u potencua rëndësia e ndikimit të bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së.

Në këtë forum pjesëmarrës ishin nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet ku patën mundësi të diskutonin tema të ndryshme mbi zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, marrëdhëniet në mes të nënoficerëve dhe oficerëve etj. Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-ës, NALT, ASG Ballkan etj.

FSK është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seanca ne apel per belinda ballukun zv kryeministrja perfaqesohet nga dy avokatet kerkon heqjen e masave nga gjkko 6943e88358d46
Lajmi i mëparshëm

Seanca në Apel për Belinda Ballukun, zv.Kryeministrja përfaqësohet nga dy avokatët, kërkon heqjen e masave nga GJKKO

perspektiva ekonomike e frances per vitin 2026 sa e rende eshte barra e
Lajmi i radhës

Perspektiva ekonomike e Francës për vitin 2026: Sa e rëndë është barra e borxhit?

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 19 dhjetor

Rrjeti i Grave të Kosovës publikon raportin hulumtues “Zero Tolerancë? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 10:00-12:00) Komisioni Qeveritar për Persona të
ShkoLartë