fsk ja po e realizon ushtrimin ujku shigjete 68b84500b22c5

FSK-ja po e realizon ushtrimin “Ujku Shigjetë”

September 3, 2025
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

“Ujku Shigetë” ka nisur nga 31 gushti  dhe do të përfundojë më 5 shtator.

“Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre”.

“Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, njofton kjo forcë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anglia pret andorren 68b844f39117c
Lajmi i mëparshëm

Anglia pret Andorrën

dalin pamjet nga sherri masiv me thika ne korce momente tmerri per klientet perplasja solli plagosjen e tre personave 68b845a3d5b9d
Lajmi i radhës

Dalin pamjet nga sherri masiv me thika në Korçë/ Momente tmerri për klientët, përplasja solli plagosjen e tre personave

Të fundit nga

ShkoLartë