fsk avancon trajnimin e pjesetareve me mbeshtetjen e ushtrise amerikane 68f2b789ee2b9

FSK avancon trajnimin e pjesëtarëve me mbështetjen e Ushtrisë Amerikane

October 17, 2025
1 minut lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses dy kurse të rëndësishme trajnimi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, të organizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të organizuar nga ekipet e SATMO-së të Ushtrisë së SHBA-ve.

“Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade”.

“Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika”, njofton FSK. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne fundjave dy ndeshje te superliges 68f2b776557ff
Lajmi i mëparshëm

Në fundjavë dy ndeshje të Superligës

merr flake kati i pare i nje hoteli ne tirane evakuohen personat qe ndodheshin brenda 68f2b823b8a43
Lajmi i radhës

Merr flakë kati i parë i një hoteli në Tiranë, evakuohen personat që ndodheshin brenda

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë