Nuk është defekt – thjesht po anashkaloni pjesën më të rëndësishme të mirëmbajtjes
Fshesa me vakum është një nga pajisjet më të domosdoshme në çdo shtëpi – punon shpesh, shpejt dhe na shpëton dyshemetë, tepihët dhe mobiliet nga papastërtitë. Por, ashtu si çdo pajisje tjetër, edhe ajo kërkon mirëmbajtje të rregullt.
Shkaku më i zakonshëm pse fshesa fillon të thithë më dobët nuk është prishja, por furça me rul e bllokuar (roleri) dhe filtrat e ndotur. Lajmi i mirë është se me disa hapa të thjeshtë mund t’i riktheni fuqinë e plotë dhe t’i zgjatni jetëgjatësinë.
Pse është e rëndësishme furça?
Gjatë përdorimit, qimet, fijet dhe pluhuri mbështillen rreth rolerit dhe kushinetave. Me kohë, kjo “çimenton” furçën, motori punon më rëndë dhe fuqia e thithjes bie dukshëm. Nëse keni kafshë shtëpiake, kjo ndodh edhe më shpejt. Prandaj, pastrimi i rregullt është i domosdoshëm.
Trik i shpejtë: përdorni një prerëse fijesh ose gërshërë të vogla për të shkëputur fijet e mbështjella pa dëmtuar qimet e furçës.
1.Mirëmbajtja hap pas hapi
Pastrimi / ndërrimi i qeses
Nëse është pa qese: zbrazeni pas çdo përdorimi ose kur të mbushet 2/3.
Nëse ka qese: zëvendësojeni kur të jetë e mbushur nga 1/2 deri në 2/3 ose nëse bie fuqia e thithjes.
2. Filtrat (HEPA, sfungjer, filtër tekstili)
Shikoni udhëzuesin e pajisjes për ritmin e pastrimit ose ndërrimit (zakonisht çdo 1–3 muaj).
Filtrat e lahen shpëlajini me ujë dhe lërini të thahen plotësisht para se t’i vendosni sërish.
Filtrat që nuk lahen duhet të zëvendësohen sipas afateve të rekomanduara
3. Furça
Shkëputeni fshesën nga rryma. Kthejeni kokën e saj poshtë.
Hiqni fijet dhe qimet e mbështjella me gërshërë ose prerëse fijesh në të gjithë gjatësinë.
Nëse modeli e lejon, nxirrni rolerin dhe pastroni edhe kushinetat/mbështjellësen.
▪ Sigurohuni që pas pastrimit – të rrotullohet lirshëm.
4. Tubi dhe zorra
Hiqeni zorrën dhe kontrolloni ku ka bllokime.
Përdorni një shkop ose furçë fleksibile për të nxjerrë pengesat.
Nëse është e nevojshme, shpëlajeni me ujë dhe lëreni të thahet plotësisht përpara përdorimit.
Vetëm 15–20 minuta “servis në shtëpi” mjaftojnë që të fitoni: më shumë fuqi thithëse, dysheme më të pastra, punë më të qetë dhe jetë më të gjatë për pajisjen tuaj. Dhe nëse do të mbani mend vetëm një rregull: pastroni rulin e furçës. Është mënyra më e lirë dhe më e shpejtë për ta bërë fshesën tuaj të punojë sërish.
Burimi: botasot.info


