fronti evropian ligji per lojerat e fatit u terhoq nga procedura parlamentare vlen nuk qendruan pas premtimit qe e dhane 69d00333327e4

Fronti Evropian: Ligji për lojërat e fatit u tërhoq nga procedura parlamentare, VLEN nuk qëndruan pas premtimit që e dhanë

April 3, 2026
1 minut lexim
image 5

Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për të tërhequr nga procedura parlamentare Propozim-ligjin për lojërat e fatit, duke e cilësuar këtë hap si joserioz.

Nga grupi parlamentar i Frontit Evropian, thonë se ligji ishte prezantuar si një prioritet me qëllim mbrojtjen e qytetarëve megjithatë, tërheqja e tij pa asnjë sqarim publik, sipas tyre, tregon mungesë konsistence dhe përgjegjësie në politikëbërje.

Ata rikujtojnë se, sipas të dhënave, sektori i lojërave të fatit gjatë vitit të kaluar ka realizuar qarkullim prej rreth 2.7 miliardë eurosh, që përbën afërsisht gjysmën e buxhetit të shtetit. Sipas tyre, kjo është dëshmi se ky sektor kërkon rregullim serioz dhe jo tërheqje të paarsyetuara të ligjeve.

Në reagim thuhet gjithashtu se, në vend të kufizimit, Qeveria ka stimuluar këtë aktivitet, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e politikave të saj.

Grupi parlamentar i Frontit Evropian ka drejtuar kritika edhe ndaj përfaqësuesve të VLEN-it, duke theksuar se nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë pas premtimeve dhe politikave që vetë i promovojnë, duhet të japin përgjegjësi të qartë para qytetarëve.

Fronti Evropian vlerëson se luhatjet dhe vendimet e paarsyetuara në çështje kaq të rëndësishme përbëjnë jo vetëm dështim politik, por edhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj interesit publik dhe besimit të qytetarëve në institucione.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zv ministrja zekolli shaqiri investim 2 1 milion euro ne dollnen realizohen 15 projekte infrastrukturore 69d0020c678f0
Lajmi i mëparshëm

Zv/ministrja Zekolli Shaqiri: Investim 2.1 milion euro në Dollnen, realizohen 15 projekte infrastrukturore

Të fundit nga

ShkoLartë