frike nga kontrollet reperi i njohur heq dore nga koncertet amerikane 68c34a956466c

Frikë nga kontrollet? Reperi i njohur heq dorë nga koncertet amerikane

September 12, 2025
1 minut lexim

Bad Bunny po flet hapur për njërën nga arsyet pse zgjodhi të mos jepte koncerte në SHBA gjatë turneut të tij të ardhshëm.

Reperi dhe këngëtari 31-vjeçar nisi rezidencën e tij me 30 shfaqje, biletat e të cilave aktualisht janë shitur, në José Miguel Agrelot Coliseum në San Juan në korrik. Që atëherë, qindra mijëra fansa kanë fluturuar në ishull për të parë fituesin e çmimit Grammy të performojë, përfshirë shumë personazhe të famshëm.

Përpara se të fillonin shfaqjet e tij “No Me Quiero Ir de Aquí” (“Nuk Dua të Ik Këtu”), ai i tha Variety se ishte “e panevojshme” të sillte shfaqjet në Shtetet e Bashkuara. Tani, gjatë një interviste të kohëve të fundit me revistën iD, Bad Bunny shpjegoi pse zgjodhi të mos bënte turne në Shtetet e Bashkuara – si dhe rëndësinë e të luajturit në shfaqje në Porto Riko. Pas qëndrimit të tij në Puerto Rico, i cili përfundon më 14 shtator, turneu i koncerteve të Bad Bunny do të përfshijë ndalesa në Amerikën Latine, Evropë dhe Australi.

Kur u pyet nga botimi britanik nëse nuk do të jepte ndonjë koncert në SHBA-në kontinentale për shkak të shqetësimit për deportimet masive të latino-amerikanëve në të gjithë vendin, ai konfirmoi se shqetësimi ndikoi në vendimin e tij.

«Sinqerisht, po», u përgjigj ai. «Kishte shumë arsye pse nuk u shfaqa në SHBA dhe asnjëra prej tyre nuk ishte nga urrejtja — kam performuar atje shumë herë. Të gjitha (shfaqjet) kanë qenë të suksesshme. Të gjitha kanë qenë madhështore. Kam shijuar lidhjen me latino-amerikanë që kanë jetuar në SHBA».

Bad Bunny vazhdoi, “Por konkretisht, për një rezidencë këtu në Porto Riko, kur ne jemi një territor i painkorporuar i SHBA-së… Njerëz nga SHBA-ja mund të vinin këtu për të parë shfaqjen. Latinët dhe portorikanët e Shteteve të Bashkuara gjithashtu mund të udhëtonin këtu, ose në çdo pjesë të botës. Por ekzistonte çështja,,, ICE mund të ishte jashtë (koncertit tim). Dhe është diçka për të cilën po flisnim dhe për të cilën ishim shumë të shqetësuar.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muharremaj per bashkepunimin me qeverine smund te ankohem pervec sfides me kontraten kolektive 68c3496fb1b49
Lajmi i mëparshëm

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

bekim sali ne studenican u ndje fuqishem fryma e ndryshimit 68c34eba91059
Lajmi i radhës

Bekim Sali: Në Studeniçan u ndje fuqishëm fryma e ndryshimit

Të fundit nga

ShkoLartë